Xhavit Haliti ngritet, e kalon edhe Mërgim Lushtakun

Me mbi 92 për qind të votave të numëruara, gara mbetet e ngushtë mes dy kandidatëve.

Xhavit Haliti ka kaluar në epërsi ndaj Mërgim Lushtakut në procesin e numërimit të votave. Sipas të dhënave të fundit, me 92.26 për qind të votave të numëruara, Haliti ka marrë 20.798 vota.

banner

Ndërkaq, Mërgim Lushtaku renditet menjëherë pas tij me 20.763 vota, duke e bërë diferencën mes dy kandidatëve shumë të vogël.

Procesi i numërimit të votave pritet të vazhdojë, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime të tjera deri në përfundimin e plotë të rezultateve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.