Zana Avdiu i kritikon analistët pasi Abdixhiku mbijetoi: Edhe një betejë e humbët, jepni dorëheqje – po e turpëroni veten

Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas rizgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar rezultatin si fitore për të dhe për partinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Avdiu tha se LDK-ja po shkëputet nga, sipas saj, grupe interesi që kanë qeverisur keq për 20 vjet dhe që janë delegjitimuar nga korrupsioni.

banner

Ajo u bëri thirrje Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit, Arben Gashit, Gazmend Muhaxherit dhe të tjerëve që kërkuan mbajtjen e Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut të japin dorëheqje nga funksionet në parti.

“Duhet me dhënë dorëheqje nga LDK sepse dy herë hupën nga Abdixhiku. Këta kanë qenë ata që kanë thënë se për shkak të humbjes duhet me dhënë dorëheqje, tash le t’i praktikojnë parimet e tyre”, ka shkruar Avdiu.

Ajo shtoi se edhe një pjesë e analistëve që, sipas saj, kishin parashikuar një rezultat tjetër, duhet të marrin përgjegjësi.

“Asnjë info e këtyne, asnjë sondazh i tyne dhe asnjë analizë e tyne nuk po del e saktë. S’del, sepse s’kanë analiza por agjenda”, ka shkruar Avdiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.