banner

Zenel Miftari për Xhakën: Duhet të japë kontribut për vendlindjen, jo vetëm të bëjë shqiponjën

Gazetari reagoi pas vërshëllimave ndaj Granit Xhakës në ndeshjen Kosovë–Zvicër, duke ngritur pikëpyetje për mungesën e investimeve të lojtarëve në vendlindje.

Gazetari Zenel Miftari ka reaguar pas vërshëllimave që tifozët e Kosovës i bënë Granit Xhakës gjatë ndeshjes Kosovë–Zvicër, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026. Miftari ngriti disa pikëpyetje për futbollistët me prejardhje shqiptare që luajnë për kombëtare të tjera, duke vënë theksin tek mungesa e investimeve të tyre në qytetet e origjinës.

banner

Ai i krahasoi ata me futbollistin maqedonas Goran Pandev, i cili pas karrierës së tij të suksesshme në Evropë ndërtoi akademi futbolli, fushë sportive dhe ndërmori investime për zhvillimin e sportit në qytetin e tij të lindjes.

“Çfarë ka bërë Xhaka në Podujevë, Shaqiri në Zhegër, Behrami në Mitrovicë dhe Xhemajli në Gostivar? A ka ndonjë fushë futbolli që e kanë ndërtuar, apo ndonjë fondacion siç bëjnë lojtarët e mëdhenj anë e mbanë botës?”, shkroi Miftari.

Duke kritikuar qasjen e tyre, ai tha se disa prej futbollistëve janë “të barabartë me disa gërrnaça që veç shqiponjën dinë me e bo” dhe se atdheu duhet të duhet dhe të dëshmohet “me vepra që prekin drejtpërdrejt qytetarët e vendit”.

Back to top button