10 ditë pa paga, punëtorët e RTK-së paralajmërojnë protestë të hënë

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) kanë mbetur pa paga tash e 10 ditë, ndërsa Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë paralajmëruar protestë për të hënën, nëse pagat nuk ekzekutohen gjatë ditës së sotme.

Në një komunikatë për media, sindikatat kanë bërë të ditur se, pas një takimi urgjent me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, kanë kërkuar alokimin e menjëhershëm të mjeteve.

banner

“Pas takimit urgjent të zhvilluar me U.D. Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, u kërkua alokimi i menjëhershëm i mjeteve. Nëse pagat nuk alokohen në llogaritë e punëtorëve gjatë ditës së sotme, nga dita e hënë do të fillojmë me protesta”, thuhet në komunikatë.

Sindikatat kanë ftuar të gjithë punëtorët që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet të hënën, më 13 korrik, në orën 11:30, para objektit të RTK-së.

Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë kritikuar Bordin dhe Menaxhmentin e RTK-së për dështim në menaxhimin e situatës, duke i akuzuar se po lejojnë përsëritjen e krizave me pagat dhe po rrezikojnë mirëqenien e qindra familjeve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.