
Alban Bajrami, deputet i VV-së, ka folur në lidhje me kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend, që ishte kërkesë e PDK-së.
Duke folur në Tëvë 1, Bajrami ka vlerësuar se qytetarët duhet të protestojnë para zyrëve të PDK-së.
“Organizatorët e protestës t’ia nisin me protestu para zyreve të PDK-së, a mujnë me bo këtë gjë?…Po gjithqysh duhet me protestu para zyrave të PDK-së, sepse i ka mashtru dy herë, një herë më 2015, që hajt se s’o kurgjo, duhet me u pastru UÇK-ja…” – tha Bajrami, transmeton Gazeta Politika.



