
Bedri Hamza, kryetar i PDK, ka njoftuar për një takim me ambasadoren e Izraelit në Kosovë.
Hamza ka treguar se çfarë bisedoi me amabsadoren izraelit.
Postimi i plotë:
Mirëprita në selinë e PDK-së ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv. Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në fusha me interes të përbashkët.
E falënderova ambasadoren Ziv për mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit ndaj Kosovës, si dhe për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve tona.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.



