
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka publikuar një video, ku ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë.
Kurti ka pasur kritika ndaj PDK-së dhe LDK-së, duke theksuar se ata ia refuzuan ofertat, të cilat i quajti “kompromis i madh”.
Tutje, Kurti ka vlerësuar se krerët e PDK-së dhe LDK-së po sillen edhe më keq se Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, në vitin e kaluar.
“Çdo takim me ta është inicuar çdo herë nga unë, thua se Kosova është vetëm e imja. Krerët e PDK dhe LDK fatkeqësisht po sillen edhe më keq se Fatmir Limaj në vitin e kaluar. Realisht, ata nuk janë duke dashur as pushtet dhe as përgjegjësi për veten e tyre. Krejt çfarë duan është që ne dhe unë të mos kemi pushtet. Por, këtë gjë nuk e vendosin ata” – ka theksuar Kurti.



