
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore deklaroi se qëllimi i tyre është të ndezin shpresën e popullit dhe të kthejnë besimin në politikë e në Republikë.
’Sonte jemi mbledhur jo vetëm për një tubim tëradhës elektoral. Sonte jemi mbledhur për të ndezur shpresën e një populli. Për ta kthyer besimin në politikë dhe në Republikë. Sonte jemi mbledhur për të nisur rrugëtimin e madh drejt fitores së 12 tetorit; dhe me gjithë të, për tënisur një kapitull të ri të jetës në vend’’, deklaroi Abdixhiku.



