
Mërgimtarët po presin deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ndërsa pritje deri në 20 minuta raportohen edhe në Jarinje dhe Mutivodë.
Pritjet më të gjata në pikat kufitare aktualisht janë regjistruar në Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta për të kaluar kufirin. Sipas të dhënave të fundit, pritje deri në 20 minuta po shënohen edhe në pikat kufitare Jarinje dhe Mutivodë. Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi është më i lehtësuar, me pritje të shkurtëra që nuk i kalojnë dhjetë minutat.
Përditësimi i fundit i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për gjendjen në pikat kufitare është bërë në ora 15:36.



