Murati: Për herë të parë ATK-ja tejkaloi një miliard euro të mbledhura brenda vitit

Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, ka njoftuar për mbledhjen e të hyrave nga ATK-ja.

Murati ka shkruar se ATK-ja ka mbledhur një miliard euro për herë të parë brenda një viti.

banner

“Edhe një lajm i mirë ⚡️

ATK për herë të parë ka arritur ta tejkalojë shifrën prej 1 miliardë euro tatime të mbledhura brenda vitit, duke shënuar kështu rekord historik.

Ky rekord është arritur ende pa përfunduar viti fiskal, me datën 16 dhjetor.

Kjo arritje përbën më shumë se dyfishim të mbledhjes së tatimeve brenda vendit, nga 467 milionë euro sa ishte në mbi 1 miliardë euro, për vetëm 5 vite.

Gjatë së njëjtës periudhë:

Numri i vendeve të punës është rritur nga 350 mijë në 435 mijë.

Qarkullimi i bizneseve është rritur nga 12 miliardë euro në 25 miliardë euro

Fitimi i korporatave është rritur nga 900 milionë euro në 2.3 miliardë euro” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.