Baloku i drejtohet Hotit: Votojeni presidentin dhe blini kohë, në zgjedhjet e ardhshme do ta zëvendësoni AAK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, i është drejtuar deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, pas kundërshtimit të tij ndaj marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit.

Baloku ka thënë se Hoti dhe krahu që ai përfaqëson brenda LDK-së nuk kanë gjasa t’i fitojnë zgjedhjet dhe, sipas tij, nuk përbëjnë alternativë politike.

banner

“Zotëri Hoti, ju dhe garnitura juaj nuk keni asnjë gjasë t’i fitoni zgjedhjet. Ju nuk jeni alternativë”, ka deklaruar Baloku.

Ai i ka bërë thirrje Hotit që ta votojë presidentin dhe kështu të shmanget shkuarja e vendit në zgjedhje të reja.

“Votojeni presidentin dhe blini kohë, sepse në zgjedhjet e ardhshme do ta zëvendësoni AAK-në”, ka thënë Baloku.

Me këtë deklaratë, deputeti i VV-së ka paralajmëruar se, sipas vlerësimit të tij, LDK-ja rrezikon rënie të mëtejshme elektorale nëse vendi shkon sërish në zgjedhje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.