Besnik Tahiri: Kosova në një udhëkryq, AAK synon integrimin në NATO dhe zhvillim ekonomik

AAK prezanton prioritetet për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke u fokusuar në siguri, ekonomi dhe integrim ndërkombëtar.

Gjatë debati politik “Politiko”, Besnik Tahiri ka deklaruar se Kosova ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm politik dhe ekonomik, ndërsa prezantoi prioritetet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

banner

Tahiri tha se AAK synon të ofrojë një program ambicioz dhe të realizueshëm, duke theksuar se lista e kandidatëve për deputet përbëhet nga persona të dëshmuar, ndërsa bartës i listës është kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Në aspektin e sigurisë, ai nënvizoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga objektivat kryesore të AAK-së. Sipas tij, pas ndërtimit të ushtrisë, integrimi në Aleancën Veri-Atlantike do të përbënte hapin më të rëndësishëm për garantimin e sigurisë në një kontekst global të pasigurt.

Tahiri kritikoi qeverinë aktuale për, siç tha, performancë të dobët në sektorin ekonomik gjatë pesë viteve të fundit, duke theksuar se, pavarësisht investimeve të konsiderueshme, nuk ka pasur përmirësime të dukshme në mirëqenie dhe shëndetësi. Ai përmendi mungesën e ligjit për sigurime shëndetësore si një nga dështimet kryesore.

Sipas Tahirit, programi i AAK-së parasheh përmirësimin e gjendjes ekonomike, forcimin e sigurisë dhe avancimin e integrimit ndërkombëtar të Kosovës, me fokus të veçantë në anëtarësimin në NATO.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.