Kurti fitoi rrastë në Anamoravë, VV-ja u votua mbi 60 për qind në Gjilan, Viti dhe Kamenicë

Anamorava, pra regjioni 06, ka votuar edhe një herë tjetër në mënyrë masive për Lëvizjen Vetëvendosje. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, qytetarët e Anamoravës i kanë besuar në shumicë premtimeve dhe zotimeve të Albin Kurtit, kryetar i VV-së.

Në Gjilan, kryeqendra e Anamoravës, VV-ja ka fituar 62 për qind të votave. Nëse përkthehet në vota, VV-ja është votuar nga 29, 495 gjilanas.

banner

Në Viti, VV-ja fitoi me 61.75 për qind, duke mbledhur 13.318 vota. Edhe në Kamenicë, VV-ja mori 61 për qind të votave ose 8.948 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.