
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka ripublikuar një shkrim të tij të vitit 2023, ku flet për pëlqyeshmërinë e Albin Kurtit nga qytetarët e Kosovës.
Sipas Krasniqit, dashuria ndaj Kurtit nuk ka qenë në shikim të parë, por as nuk është dashuri për interes.
Krasniqi ka një shpjegim tjetër.
“Dashuria për Kurtin ka filluar si urrejtje ndaj partive të tjera. Kurti e nxiti me sukses urrejtjen ndaj partive tjera, me propagandë të fortë, duke i paraqitur edhe punët e mira si punë të këqija. Tash ata njerëz e kanë shumë siklet ta pranojnë se kanë qenë të mashtruar. Vazhdojnë ta duan Kurtin për inat. Tash jo për inat të partive të tjera, po për inat të vetvetes” – ka shkruar Krasniqi.



