Mbi 11 mijë vdekje në një vit në Kosovë

Viti 2022 sjell një pasqyrë të qartë dhe njëkohësisht shqetësuese për shëndetin e popullsisë në Kosovë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se gjatë atij viti janë raportuar gjithsej 11 155 vdekje, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, me shumicën e rasteve të ndodhura brenda vendit.

Raporti zbërthen shkaqet kryesore të vdekjeve, dallimet sipas gjinisë dhe nivelin e saktësisë së diagnozave, duke nxjerrë në pah dominimin e sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut si shkaku kryesor i humbjes së jetëve.

banner

Publikimi është realizuar mbi bazën e certifikatave mjekësore për vdekje dhe përfaqëson rezultat të bashkëpunimit mes ASK-së dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

“Në vitin 2022, janë raportuar 11 155 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre vdekjeve të raportuara, 9 710 vdekje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 5 281 ishin meshkuj (54,4%) dhe 4 429 ishin femra (45,6%). Nga gjithsej vdekjet e raportuara në vitin 2022, 79,3% ishin të koduara (me diagnozë), ndërsa 20,7% ishin të pa-koduara (pa diagnozë)”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.