Trump paralajmëron Iranin: Nuk duam të harxhojmë karburant për B-2-shat

Donald Trump, president i ShBA-së, ka folur në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Trump ka thënë se ShBA-ja mund të mbështesë një sulm tjetër të madh kundër Iranit, nëse rifillon ndërtimi i programeve bërthamore.

banner

“Kam lexuar se ata po zhvillojnë armë dhe gjëra të tjera, dhe nëse po e bëjnë këtë, nuk janë duke i përdorur vendet që ne i shkatërruam plotësisht, por ndoshta vende të tjera”, u tha Trump gazetarëve gjatë një konference për shtyp, pas një takimi me Benjamin Netanyahun, kryeministër i Izraelit.

“Ne e dimë saktësisht se ku po shkojnë, çfarë po bëjnë, dhe shpresoj që të mos e bëjnë këtë, sepse ne nuk duam të harxhojmë karburant për B-2-shat…Është një udhëtim 37-orësh vajtje-ardhje. Nuk dua të harxhoj shumë karburant” – tha Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.