Shkëlzen Gashi paralajmëron emision të ri, e quan “NERV”: Synon të jetë i paanshëm

Shkëlzen Gashi, analist i njohur, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do të fillojë një emision të ri me emrin “NERV”.

banner

Gashi ka treguar se emisioni do të jetë javor, duke ftuar personalitete të jetës publike.

Tutje, ai ka treguar se “NERV” synon të jetë i paanshëm.

“NERV do të intervistojë çdo javë nga një personalitet të jetës publike, nga e tashmja, por edhe nga e kaluara.

NERV do t’i përballë të ftuarit kundrejt fakteve dhe do t’iu shtrojë pyetje të rëndësishme në emër të publikut që nuk mund t’i shtrojë ato.

Qëllimi i emisionit NERV është që të diskutohen çështje kontraversale.

NERV synon me qenë i paanshëm, i drejtpërdrejtë dhe këmbëngulës për me marrë përgjigje në pyetjet e shtruara” – ka shkruar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.