
Prokurorja e përgjithshme e kantonit Valais, Beatrice Pilloud, thotë se zjarri duket se ka nisur nga “fishekzjarrë të vegjël të vendosur mbi shishe shampanje, të cilat u afruan shumë pranë tavanit”.
Ajo deklaroi se “Gjithçka na çon të besojmë se zjarri ka nisur nga qirinj shkëlqyes ose fishekzjarrë të vegjël që ishin vendosur mbi shishe shampanje dhe që u afruan shumë pranë tavanit.
Prej aty, flakët u përhapën shumë shpejt… Janë analizuar video, janë intervistuar disa persona dhe janë përgatitur raporte.”
Ajo shton se janë siguruar lista të personave që ndodheshin aty gjatë Natës së Vitit të Ri, shkruan The Guardian.
Hapat e ardhshëm të hetimit, sipas saj, do të përqendrohen në materialet e përdorura në bar, lejet e funksionimit, masat e sigurisë si fikëset e zjarrit dhe daljet e emergjencës, si dhe numrin e personave të pranishëm.
“Fazat e ardhshme të hetimit do të fokusohen veçanërisht te punimet e kryera brenda barit, materialet e përdorura, lejet e funksionimit, masat e sigurisë – pra fikëset, daljet e emergjencës dhe mjetet për luftimin e zjarrit – numri i personave që ndodheshin në ambient dhe numri maksimal i personave që bari lejohet të pranojë,” shton ajo, transmeton The Guardian.



