
Qeveria e Venezuelës e ka akuzuar SHBA-në për sulm pas shpërthimeve që janë dëgjuar në kryeqytetin e saj. Ajo ka thënë se SHBA-ja po rrezikon ta fusë Amerikën Latinë në kaos me një “agresion ushtarak shumë të rëndë”, transmeton KOHA.
Në një deklaratë të lëshuar, qeveria ka akuzuar SHBA-në se ka kryer sulme në Caracas, Miranda, Aragua dhe La Guaira, raportoi CNN.
Presidenti Nicolas Maduro ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka urdhëruar që të gjitha planet kombëtare të mbrojtjes të zbatohen “në kohën e duhur dhe rrethanat e duhura”, thuhet në deklaratë.
“Populli i Venezuelës dhe Forcat e Armatosura Kombëtare, në unitet të përsosur popullor-ushtarak-policor, janë vendosur për të garantuar sovranitetin dhe paqen”, thuhej tutje.



