
Armend Zemaj, kandidat i LDK-së për deputet, tashmë ka siguruar një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës.
Kur janë numëruar mbi 98 për qind e votave, Zemaj ka marrë 26 mijë 21 vota.
Tashmë Zemaj ka mbi një mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara, kur ishte votuar nga 25 mijë e 3 persona.
Sjellim ndër mend që ende nuk janë numëruar tërësisht votat në përfaqësitë diplomatike dhe me postë.



