
Presidenti amerikan thotë se operacioni u zhvillua në bashkëpunim me organet ligjzbatuese dhe paralajmëron konferencë për media.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA kanë kryer “sulme në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe se gjatë këtij operacioni është kapur presidenti i këtij vendi, Nicolás Maduro, së bashku me gruan e tij, përcjell BBC.
Deklarata e Trump është bërë përmes platformës së tij Truth Social, ku ai ka theksuar se operacioni është realizuar me sukses dhe se Maduro është dërguar jashtë territorit të Venezuelës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është dërguar jashtë vendit,” ka shkruar Trump.
Ai ka shtuar se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të SHBA-së, ndërsa ka paralajmëruar se detaje të tjera do të bëhen publike së shpejti. Sipas tij, një konferencë për shtyp do të mbahet sot në orën 11:00 në Mar-a-Lago.



