
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nuk pret veprime të mëtejshme kundër Venezuelës pas kapjes së Nicolás Maduro-s, ka deklaruar një senator republikan.
Senatori Mike Lee ka konfirmuar arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili pritet të dalë para gjykatës në Shtetet e Bashkuara për akuza penale, pas një bisede telefonike që ka pasur me Rubion.
“Ai [Rubio] nuk pret veprime të mëtejshme në Venezuelë tani që Maduro ndodhet në paraburgim në SHBA”, ka thënë senatori Lee.
Lee ka shtuar se sulmet amerikane janë “ndërmarrë për të mbrojtur dhe siguruar ata që po ekzekutonin urdhrin e arrestit”.
Më herët, Lee kishte shkruar në një postim në platformën X: “Pres me interes të mësoj se çfarë, nëse ka diçka, mund ta justifikojë kushtetueshëm këtë veprim, në mungesë të një shpalljeje lufte apo autorizimi për përdorimin e forcës ushtarake.”



