Rriten pritjet në pikat kufitare me kthimin e mërgimtarëve

Mbi dy orë pritje në Merdarë dhe Jarinjë, më e qetë situata në pikat tjera kufitare.

Me kthimin e mërgimtarëve pas pushimeve, janë shtuar pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Sipas raportimeve të fundit, kolona të gjata janë krijuar në disa prej pikave kryesore kufitare.

banner

Pritjet më të gjata aktualisht regjistrohen në pikën kufitare të Merdarës, ku qytetarët po presin mbi dy orë për të dalë nga vendi. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Jarinjë, ku pritjet arrijnë deri në dy orë.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë më të shkurtra dhe aktualisht llogariten rreth 40 minuta. Ndërkohë, pikat tjera kufitare raportohet të jenë më të qeta dhe pa vonesa të theksuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen me kohë për gjendjen në kufij dhe të planifikojnë udhëtimin sipas kushteve aktuale të qarkullimit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.