
Pas numërimit të votave me postë të cilat janë verifikuar para Vitit të Ri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e atyre me kusht.
18 nga 57 kutitë e votimit apo 31.58 për qind janë numëruar, prej të hënës mbrëma kur ka nisur ky proces.
Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.81 për qind ose 1.313 vota, e dyta është Partia Demokratike me 20.45 për qind ose 539 vota, Lidhja Demokratike me 11.65 për qind ose 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind ose 236 vota.
Nga rezultatet e përmbledhura të votave të numëruara deri tash, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke ia marrë edhe një deputet Partisë Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht ka 20.43 për qind të votave.
Nga 56 deputetë siç parashihej në rezultatet preliminare, VV-ja do t’i marrë 57 ndërkaq PDK-ja 22 nga 23.



