IKPSHK-ja me tri rekomandime për shëndetin pas reshjeve

Pas reshjeve të shtuara të shiut, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin.

IKSHPK-ja ka rekomanduar që qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarët e pambrojtur të vlojnë ujin para përdorimit ose të shfrytëzojnë burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.

banner

Është rekomanduar po ashtu që ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut.

Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.