
Edhe pse nuk siguroi një mandat tjetër si deputet, ai premton se besimi i qytetarëve do ta motivojë të vazhdojë punën për vendin dhe komunitetin.
Deputeti dhe kandidati i PDK-së, Tahiri, falënderon qytetarët për mbështetjen e treguar gjatë zgjedhjeve dhe premton se angazhimi i tij nuk përfundon me votat e fundit.
“Faleminderit nga zemra të gjithë ju që më besuat votën tuaj. Edhe pse votat nuk mjaftuan për të siguruar një mandat tjetër si deputet, mbështetja juaj është një përgjegjësi e madhe për mua”, tha ai.
Tahiri shton se do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve brenda strukturave të PDK-së dhe të punojë me përkushtim për të dhënë më të mirën e tij, gjithmonë në shërbim të vendit dhe interesit qytetar.
“Besimi juaj më obligon të mos ndalem. Angazhimi im për ju dhe për Kosovën nuk përfundon me zgjedhjet; ai vetëm sa forcohet nga besimi juaj”, tha ai në reagimin e tij.



