
Donika Gërvalla, kryetare e GUXO-s, ka folur në lidhje me Gjykatën Speciale.
Ajo ka vlerësuar se nuk do të dëshironte që asnjë qytetar i Kosovës të denohet në Hagë për krime lufte ndaj popullatës civile serbe.
E pyetur nëse beson në pafajsinë e ish-krerëve të UÇK, Gërvalla ka theksuar se beson.
“Nuk do të doja asnjë qytetar i Republikës së Kosovës të dënohet në Hagë, aq më pak të denohen për krime lufte ndaj popullatës civile serbe, sepse ato krime nuk kanë ndodhur. Nuk ka pasur stukturë, sistem në UÇK, nuk ka pasur asnjë qëllime që të dëmtohet popullata civile e cilësdo etni…Po, unë besoj në pafajsinë e tyre sa i përket çështjeve të krimeve ndaj popullatës civile serbe” – tha Gërvalla.



