
Dardan Sejdiu, analist në Rubikon, ka folur në lidhje me të ardhmen politike.
Sejdiu ka pasur një parashikim.
Ai ka theksuar se do të ketë sërish zgjedhje në prill.
“Unë pres realisht që ne do të kemi zgjedhje në prill prapë. Dhe pres që beteja ka me qenë me i fajësu subjektet e tjera politike shqiptarë në Kuvend se pse nuk e votojnë zonjën Osmani për presidente” – tha Sejdiu.
Tutje, ai ka vlerësuar se Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë, dëshiron që të luajë vitkimën nga pushteti.
“Kjo po duket që po funksionon…Unë besoj që zoti Kurti është i interesuar që të ketë numër edhe më të madh të deputetëve” – tha tutje Sejdiu.



