“Për faj të kuotës disa burra mbetën jashtë”: Kusari kritikon mënyrën si po raportojnë disa media për gratë deputete

Juristja e mediave thotë se titujt që nxisin narrativë negative ndaj grave janë të gabuar dhe diskriminues.

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj raportimeve në disa media që, sipas saj, sugjerojnë se për “faj” të grave disa burra kanë mbetur jashtë parlamentit.

banner

Ajo e cilësoi këtë lloj raportimi si të gabuar dhe diskriminues, duke theksuar se titujt dhe tekstet që krijojnë përshtypjen se gratë kanë hyrë në Kuvend pa meritë, nxisin gjuhë negative dhe fajësojnë padrejtësisht ato.

“Ky lloj raportimi, që me siguri është duke u bërë nga ndonjë burrë, është shumë i gabuar,” shkroi Kusari, duke dhënë edhe një shembull se si duhet të raportohet drejt.

Sipas saj, nëse mediat duan të theksojnë faktin se në Kuvend kanë hyrë më shumë gra, titulli i duhur duhet të jetë: “Këto janë gratë që janë bërë deputete”, e jo tituj që krijojnë ndasi gjinore.

Kusari përkujtoi gjithashtu se sipas praktikave botërore, sa më shumë gra në politikë, aq më pak korrupsion, duke uruar të gjitha deputetet e reja për mandatin e fituar.

“Urime të gjitha grave deputete, ju shkofte puna sa më mbarë,” përfundoi ajo mesazhin e saj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.