Pas ankesës së PDK-së, Kushtetuesja shfuqizon Ligjin për Byronë e Konfiskimit

Ligji u kontestua nga PDK, Gjykata konstatoi shkelje procedurale në votimin e 5 dhjetorit 2024.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar edhe Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

banner

Ky ligj ishte dërguar për shqyrtim në Kushtetuese nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët kishin pretenduar se Kuvendi kishte shkelur procedurat gjatë miratimit të tij, duke shmangur afatet e parapara ligjore.

Sipas vendimit të publikuar, Gjykata Kushtetuese me pesë vota për dhe dy kundër ka vendosur të shfuqizojë vendimet e Kuvendit të datës 5 dhjetor 2024, përmes të cilave ishte miratuar ky ligj.

“Me pesë vota për dhe dy kundër, Kushtetuesja ka vendosur ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit të 5 dhjetorit 2024 përmes së cilit është miratuar Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.