
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.
Në njoftimin e Presidencës së Kosovës, janë renditur edhe temat për të cilat është biseduar në takim.
“Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat tutje drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për ç’gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të vitit të kaluar” – ka shkruar Presidenca.



