Ambasadori britanik viziton OVL-UÇK-në, diskuton me Gucatin për shqetësimet e veteranëve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, ambasadori Hargreaves është pritur nga kryetari i organizatës, Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

banner

Gjatë takimit është diskutuar për çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe për zhvillimet aktuale që lidhen me ta.

“Sot, kryetari z. Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit u diskutua për çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe për zhvillimet aktuale që lidhen me ta”, thuhet në njoftim.

OVL-UÇK ka bërë të ditur se në takim është theksuar edhe rëndësia e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Në këtë takim theksuam rëndësinë e miqësisë së qëndrueshme dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar lart mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm për vendin tonë”, thuhet më tej.

Organizata ka vlerësuar se takime të tilla janë të rëndësishme për përcjelljen e drejtpërdrejtë të zërit të veteranëve te partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.