
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 36-vjetorin e shpalljes së Kosovës republikë, më 7 shtator 1990, me miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut.
Kurti ka rikujtuar se 80 delegatë të Kuvendit të Kosovës arritën të mblidheshin në Kaçanik, në një mbledhje të fshehtë, ku unanimisht miratuan Kushtetutën dhe shpallën Kosovën republikë.

“80 delegatë të Kuvendit të Kosovës, arritën të mblidhen në Kaçanik në mbledhje të fshehtë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, ky vendim erdhi si përgjigje ndaj regjimit okupator serb dhe suprimimit të autonomisë së Kosovës një vit më parë.
Kurti ka theksuar se autonomia e suprimuar më 1989 “u zëvendësua me republikë më 1990”.
Ai ka shtuar se kjo u bë “republikë për rezistencë, njëherë paqësore e mandej e armatosur”.
Kurti ka shprehur mirënjohje për brezin që, sipas tij, angazhimin për Republikën e Kosovës e vazhdoi përtej deklaratës së 7 shtatorit 1990, përmes rezistencës dhe përpjekjeve për liri.



