Rrëshqet dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, bllokohet nga uji rruga në Sllatinë

Moti i keq po vazhdon të krijojë probleme në qarkullim.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar për disa probleme, përfshirë atë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

banner

“Po ashtu, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka rrëshqitje të dheut. Në këto momente po punohet për sanim sa më të shpejtë, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet normalisht. Në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë – Gjurgjicë, gjithashtu ka grumbullim të ujit në rrugë. Ekipet tona janë duke ndërhyrë në sanimin emergjent dhe shumë shpejt pritet rikthimi i qarkullimit normal. Në rrugën Zhur–Dragash kemi lëvizje të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalizimi përkatës dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet në një shirit”, ka njoftuar ajo.

Fotografia në ballinë nga KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.