
Lidhja Demokratike e Kosovës ëhtë mbledhur për të diskutuar rreth rezultatin të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku kjo parti u rendit e treta pas VV-së dhe PDK-së. Zyrtarët që u deklaruan e cilësuan mbledhjen si “takim konsultativ”, ku do të behet një “analizë e përgjithshme”.
“Është takim konsultativ”, ka thënë sekretari i partisë, Imri Ahmeti, në hyrje të mbledhjes.
Tutje, ai theksoi se do të diskutohet për çështjet e brendshme të partisë.
“Ne kemi takim për çështjet tona të brendshme të partisë. Për media dhe për publikun pas takimit do të kemi një deklarim…” – tha Ahmeti.
Ndërsa Hykmete Bajrami, deputete e zgjedhur e LDK-së, ka vlerësuar se qendrimet e saj do t’i shpreh në takim.
“Është takim konsultativ. Fillon në ora 14:00. Aty do i shpreh qëndrimet e mia, më pas do i bëj publike”, deklaroi Bajrami shkurt para gazetarëve.
Ndërkaq Jehona Lushaku, deputete e zgjedhur e LDK-së, theksoi se bëhet fjalë për “takim të rregullt që bëhet me anëtarët e kryesisë për të bërë bilanc se si kanë shkuar zgjedhjet”.
“Analizë e përgjithshme”, ka thënë ajo.
Lushaku është pyetur edhe për mundësinë e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit.
“Mbetet kompetencë e secilit anëtar të kryesisë. Besoj që LDK-ja njihet për debat e demokraci të brendshme”, ka shtuar Lushaku, transmeton KOHA..



