
Ermal Hasimja, politolog dhe analist i njohur nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin i ka reaguar Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, i cili dje lëshoi një deklaratë, ku përmendej lavdërimet që Kina ia bën Shqipërisë.
Hasimja ka shkruar se Rama po e përdorë Shqipërinë si mjet trysnie ndaj ShBA-së.
Tutje, Hasimja ka vlerësuar se nuk njeh shqiptarë që dëshiron zëvendësimin e ShBA-së me Kinën.
Së katërti, nuk njoh shqiptarë që të duan të zëvendësojnë SHBA-të me Kinën. Amerika ka qenë shumë më tepër se aleat, sepse aleat konsiderohet dikush që ka peshë të ngjashme me tënden. Amerika ka qenë sponsori madhor i pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Në ditët më të errëta të komunizmit ne dëgjonim fshehurazi Zërin e Amerikës. Shpresa bazike e çdo shqiptari sa herë përballemi me të këqija të mëdha që nuk i zgjidhim dot vetë është “ishalla na shpëton Amerika”” – ka shkruar Hasimja, ndër të tjera.



