
Xhavit Haliti, ish-deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, ish-president historik i Kosovës.
Sipas Haliti, duhet të ketë reflektim mbi mënyrën e organizimit të partive politike.
Tutje, Haliti ka pasur një pretendim interesant rreth Rugovës.
“Po mendoja dje për LDK-në… Të gjithë thonë ‘jemi rugovistë’. Por ku ka mbetë partia? Me pasë qenë Rugova gjallë, s’i kish humbë asnjëherë zgjedhjet. Por tani këta s’janë më, se s’është Rugova. Tash duhet me e gjetë mënyrën se si të organizohen”, tha ai në një intervistë në TV Arbëria.



