Negociatat ShBA-Rusi, Krasniqi me alarm: Një ditë mund të na thuhet të japim veriun e Kosovës per hyrje në NATO

Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj raportimeve se Shtetet e Bashkuara kanë hedhur idenë që Ukraina ta dorëzojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO.

Krasniqi ka paralajmëruar se një logjikë e tillë në negociatat ndërkombëtare mund të përdoret në të ardhmen edhe ndaj Kosovës.

“Me këtë logjikë, një ditë mund të na thuhet të japim veriun e Kosovës për anëtarësim në NATO. Mbajeni mend!”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, zhvillimet e reja kërkojnë nga Kosova një politikë aktive dhe kreative.

“Prandaj duhet politikë aktive e kreative, sepse rendi dhe e drejta po dalin nga shinat”, ka deklaruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.