
Bedri Hamza, kryetar i PDK, ka pritur në seli përfaqësuesin e BE për dialog, Peter Sorensen.
Hamza ma treguar për çka u fol në takim.
”Sot e prita të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
Ne diskutuam për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian.
PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal” – ka shkruar Hamza.



