Kurti takohet me ambasadorët e BE-së, diskutohet formimi i shpejtë i qeverisë

Aivo Orav vlerëson procesin zgjedhor dhe thekson përkushtimin ndaj parimeve demokratike.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve diplomatike që veprojnë në Kosovë.

banner

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, i cili njoftoi se gjatë takimit janë diskutuar perspektivat për vitin 2026 dhe situata aktuale politike në vend.

“Së bashku me ambasadorët e BE-së dhe krerët e misioneve në Kosovë, u takuam me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti për të diskutuar perspektivat për vitin 2026. Vlerësuam procesin zgjedhor, i cili pasqyron një përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike, dhe theksuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur stabilitetin institucional dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.