
PDK-ja po e fajëson Qeverinë e Kosovës për krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova.
Arben Mustafa, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka vlerësuar se kriza me reduktimet e energjisë elektrike nuk është e rastësishme.
Sipas Mustafës, kjo krizë është pasojë e një keqmenaxhimi pesëvjeçar të këtij sektorit nga ana e qeverisë.
“Kosova sot po përballet me një krizë serioze energjetike, të shoqëruar me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike në të gjithë territorin e saj. Është tërësisht e papranueshme që qytetarët e Kosovës të përballen me errësirë, mungesë të ngrohjes dhe pasiguri të madhe në dimër, në kohën kur nevoja për energji elektrike është më e madhe se kurrë, e kur siguria dhe stabiliteti janë jetike. Kjo krizë nuk ka ardhur rastësisht. Kjo krizë është pasojë direkte e një keqmenaxhimi pesëvjeçar, të papërgjegjshëm dhe pa vizion, të sektorit të energjisë nga kjo Qeveri”, tha ai.



