
Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka konfirmuar lajmin se bashkëshortja e William Walkerit, ish-ambasadorit të ShBA-së dhe njeriut që e bëri të njohur botërisht krimin në Recak, është liruar në shtëpi.
Sipas Vitijës, ajo nuk ka pësuar arrest kardiak, por ka pasur një hipertension.
“Bashkeshortja e William Walker nuk ka pasur arrest kardiak. Eshte trajtuar nga mjeket e QKMF-se ne Viti dhe ka rezultuar vetem me hipertension. Ne nje bisede me drejtoreshen e QKMF-se Dr. Vjollca Kadolli, me ka konfirmuar se pacientja pas trajtimit eshte liruar per ne shtepi ne gjendje te mire shendetesore” – ka shkrua ai.



