Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Vlorën nën masa të rrepta sigurie

Vizita lidhet me projektin e investimit në ishullin e Sazanit, pa takime me përfaqësues të pushtetit.

Dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka mbërritur në Vlorë së bashku me bashkëshorten e tij, Ivanka Trump. Vizita e tyre është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, raporton Euronews.

banner

Kushner është parë i shoqëruar nga një delegacion në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë”, ndërsa burime bëjnë të ditur se fokusi i vizitës është diskutimi rreth investimit të mundshëm në ishullin e Sazanit.

Sipas informacioneve, Jared Kushner do të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore, ku do të diskutohet mënyra e realizimit të projektit dhe detajet e investimit në ishullin e Sazanit. Bëhet e ditur se nuk do të ketë takime me përfaqësues të pushtetit apo institucione shtetërore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.