Kërcënohet me vr@sje gazetari Lirim Mehmetaj, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon reagim urgjent nga Policia dhe Prokuroria për sigurinë e themeluesit të Vox Kosova.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim të thellë pas kërcënimit serioz me vrasje ndaj gazetarit dhe themeluesit të portalit Vox Kosova, Lirim Mehmetaj.

banner

Sipas AGK-së, kërcënimi është bërë përmes një komenti në Facebook, ku mes tjerash shkruhej: “3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie”, duke përbërë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetës së gazetarit.

AGK e ka dënuar ashpër këtë gjuhë kërcënuese dhe u ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të veprojnë menjëherë për identifikimin dhe lokalizimin e personit përgjegjës, si dhe ta mbajnë atë përgjegjës për veprën penale të kanosjes.

Sipas AGK-së, ky kërcënim serioz rrezikon drejtpërdrejt sigurinë fizike të Mehmetajt dhe redaksisë që ai udhëheq, prandaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të ofrojë masa mbrojtëse për gazetarin dhe ekipin e tij.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.