
Takimet u zhvilluan me dyer të mbyllura; nuk priten deklarata zyrtare, ndërsa Uashingtoni i cilëson “produktive”.
Bisedimet dyditore për sigurinë mes delegacioneve nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë përfunduar në Abu Dhabi, pas takimeve që u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe larg vëmendjes së mediave.
Takimet nisën dje në mesditë dhe vijuan në një format të përmbajtur diplomatik, pa praninë e publikut apo deklarata të menjëhershme për shtyp. Sipas mediave ndërkombëtare, nuk priten njoftime zyrtare, një qasje që përforcon idenë e një procesi të kujdesshëm dhe sensitiv negociatash.
Ju kujtojmë se raundi i parë i bisedimeve u mbajt të premten, ndërsa detajet mbi përmbajtjen e diskutimeve mbeten të pakta.
Megjithatë, një zyrtar i qeverisë amerikane i tha NBC News se takimet ishin “produktive”, pa dhënë informacione të mëtejshme mbi pikat e konvergjencës apo mosmarrëveshjet mes palëve.



