
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim për 23 nga 109 të arrestuar për manipulim me vota në Prizren, ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës Themelore, Marcel Lekaj, shkruan KOHA.
21 të pandehur dyshohen se si kryesues të Komisionit në Qendrën Komunale të Numërimit kanë falsifikuar rezultatet.
Një kryekomisioner përveç falsifikimit të rezultateve, dyshohet edhe për marrje ryshfeti.
E një vëzhgues akuzohet për dy vepra penale, “Kanosje” dhe “Dhënie ryshfeti”.



