
Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Alternativës dhe deputete e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, ka folur në lidhje me rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente edhe për një mandat.
Kusari – Lila ka vlerësuar se nëse arrihen 80-të vota, pra konsensusi, atëherë do ta votonte me kënaqësi Osmanin.
“Unë jam vetëm një votë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga 120 votat e Kuvendit. Në situatën kur ne të arrijmë konsensusin për 80 vota, me shumë kënaqësi do ta votoja zonjën Vjosa Osmani – Sadriu për një mandat të dytë si presidente e vendit” – tha Kusari-Lila në Tëvë 1.



