
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, është deklaruar pas mbledhjes së Kuvendit të partisë, ku u vendos që të mos pranohet dorëheqja e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Bajrami, e cila më herët kishte shprehur kritika ndaj Abdixhikut, tha se e respekton vendimin e marrë nga organet më të larta të partisë dhe theksoi se uniteti i LDK-së është mbi qëndrimet individuale.
Ajo u shpreh shkurtimisht për media se vendimet e Kuvendit duhet të respektohen nga të gjithë anëtarët.
“E kam thanë edhe më herët, po e përsëris prapë, LDK është më e madhe se secili prej nesh. E respektoj vendimin e Kuvendit të LDK-së”, ka deklaruar Bajrami.
Kuvendi i LDK-së vendosi të mos e pranojë dorëheqjen e Abdixhikut, duke i dhënë atij vazhdimin e mandatit në krye të partisë.



