Papa Leo XIV thyen traditën: Bëhet papa i parë që voton në zgjedhjet e SHBA-së dhe në një proces laik demokratik

Papa Leo XIV ka dorëzuar votën e tij përmes postës për zgjedhjet e ndërmjetme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar CNN.

Me këtë veprim, ai është bërë papa i parë që voton në një proces zgjedhor amerikan dhe, sipas raportimit, me shumë gjasë edhe i pari që merr pjesë në një palë zgjedhje demokratike laike.

Leo XIV, i lindur në Çikago me emrin Robert Francis Prevost, është shtetas amerikan dhe e ka ushtruar të drejtën e votës përmes fletëvotimit postar.

Pjesëmarrja e tij në zgjedhje përbën një rast historik, pasi papët tradicionalisht kanë qëndruar jashtë proceseve zgjedhore kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.