Pas rënies së Vuçiqit, Serbia nis hetimin se si u la i lirë Milan Radoiçiqi pas sulmit terrorist në Banjskë

Një komision i Prokurorisë së Lartë Publike në Serbi po shqyrton vendimin që mundësoi lirimin e Milan Radoiçiqit, organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë, ka raportuar mediumi serb “Nova.rs”.

Sipas raportimit, komisioni po heton mënyrën se si Prokuroria e kishte hartuar kërkesën për paraburgimin e Radoiçiqit. Në të ishte përmendur vetëm “rreziku i ikjes”, pa u përfshirë rreziku i përsëritjes së veprës penale, ndikimi mbi dëshmitarët dhe cenimi i sigurisë publike.

Gjykata e kishte refuzuar kërkesën për paraburgim, duke vlerësuar se paraqitja vullnetare e Radoiçiqit dhe dorëzimi i pasaportës përbënin garanci të mjaftueshme për praninë e tij në procedurë. Atij iu konfiskua pasaporta dhe iu caktua paraqitja e rregullt në polici.

Radoiçiqi e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në përleshje u vranë edhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa të tjerët u larguan drejt Serbisë.

Ai u arrestua pas sulmit, por Gjykata e Lartë në Beograd e liroi në tetor të vitit 2023. Serbia nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tij.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në shtator të vitit 2024, ngriti aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë Radoiçiqin, për vepra që lidhen me terrorizmin dhe cenimin e rendit kushtetues. Kosova vazhdon të kërkojë arrestimin dhe ekstradimin e tij./KOHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.